Vedat Muriqi mund të nënshkruajë me Cholo Simeonen. Trajneri argjentinas e pëlqen shumë grincën dhe cinizmin e shqiptarit që pas shumë viteve në nivele të tilla, mund të bëjë hapin më të madh të karrierës për t’u bashkuar me “Los Colchoneros”. Sipas asaj që shkruan Sportitalia, madrilenët vazhdojnë ta kenë në listën e transferimeve sulmuesin shtatlartë.

