Sulmuesi brazilian, Neymar Junior është lidhur pothuajse vazhdimisht me Barcelonën gjatë pesë viteve të fundit, dhe veçanërisht që kur Joan Laporta u kthye në presidencë. Verën e kaluar Laporta dhe Deco konfirmuan se ata diskutuan një marrëveshje për Neymar, por 32-vjeçari është ende i etur për të gjetur rrugën e tij për t’u kthyer në kryeqytetin katalanas. U zbulua nga Bar Canaletes se Neymar, i cili mban kontakte të rregullta me Laportan, dëshiron të kthehet te Blaugrana në verën e vitit 2025, në fund të kontratës së tij me Al-Hilal në Arabinë Saudite. Tani Culemania e ka mbështetur këtë histori, duke thënë se burimet e tyre pranë lojtarit e kanë konfirmuar historinë. Fabrizio Romano ka mohuar se ka ndonjë bisedë në lidhje me një lëvizje për Neymar, por në mënyrë vendimtare referon ‘këtë verë’.
sfidanti.al