Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales. Dënimi vjen për akuzat për sulm seksual ndak futbollistes Xhenifer Hermozo, të cilën ai e puthi pas fitores së Kupës së Botës për Femra. Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj Hermosos gjatë ceremonisë më 23 gusht dhe presioni pasues ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte e lejuar, përbën një krim sulmi seksual dhe detyrim. Këtë e raporton prokuroria në dispozitën e cituar nga mediat iberike, përfshirë RTVE. Prokurorja kërkon gjithashtu dënimin me një vit e gjysmë burg për drejtorin sportiv të kombëtares së meshkujve, Albert Lukue, si dhe për ish-trajnerin e përzgjedhjes së femrave, Horge Vilda dhe për ish-menaxherin e marketingut të Federatës së Futbollit, Ruben Rivera.
sfidanti.al