Kërcënimi me vdekje, De Paul zbulon: Di Maria “shpërtheu” në lot

Bandat e drogës në Argjentinë, dhe specifikisht në provincën e Santa Fe kërcënuan Angel Di Marian. Ata dërguan një mesazh në shtëpinë e prindërve të lojtarit duke e paralajmëruar të mos rikthehej në vendlindje, përndryshe do t’i vrisnin një anëtar të familjes. Një situatë e rëndë për sulmuesin që aktivizohet në Portugali me Benficën, teksa Rodrigo De Paul, zbulon se Di Maria “shpërtheu” në lot në momentin që mësoi kërcënimi në banesën e prindërve të tij.

“Pas miqësores që zhvilluam me Argjentinën e pashë që Di Maria ishte shumë i prekur, ishte me lot në sy. Di Maria nuk është nga ata persona që nuk e meriton rikthimin në Argjentinë, në shtëpinë e tij. Më vjen keq që në vendin tonë ndodhin të tilla ngjarje, bëhet fjalë për diçka shumë të rëndë. Mendoj se pavarësisht kësaj ngjarje, dashuria e Di Marias për Argjentinën dhe vendin e tij nuk do të ndryshojë. Të presim dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrë, ne jemi të gjithë në mbështetje të tij”.

sfidanti.al