Një punonjës policie është goditur me bidon plastik nga një tifoz pas ndeshjes Kastrioti–Elbasani në Krujë. Efektivi ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të sigurisë në momentin që është sulmuar, ndërsa më pas ka i bërë thirrje 30-vjeçarit për të ndaluar me veprimet e tij, por ky i fundit ka vazhduar me fjalë fyese. Pas kësaj policia ka ndërhyrë për ta shoqëruar, por ka hasur rezistencën e tifozëve të tjerë. Në të tilla kushte kanë ndërhyrë edhe shërbimet e tjera të policisë të cilat e kanë shoqëruar në komisariat 30-vjeçarin.
Njoftimi i policisë: Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti–Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
sfidanti.al