Pavarësisht suksesit 2-1 kundër Bournemouth, Manchester City duket se është në vështirësi. Të paktën kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e trajnerit të Citizens, Pep Guardiola. Pas ndeshjes së Kupës së Ligës, trajneri komentoi situatën emergjente të skuadrës së tij që është përgjysmuar për shkak të dëmtimeve dhe coronavirusit
‘Me situatën aktuale, ne kemi nevojë për futbollistët e Akademisë-tha Guardiola-kemi vetëm 13 futbollistë në formë në skuadrën e parë. Duhet thënë se Akademia po na ndihmon shumë. I ka mjetet dhe personat e përgatitur që ndihmojnë futbollistët e rinj. Jason Wilcox është shefi I Akademisë dhe po na ndihmon të kemi këta lojtarë’.
Sfidanti.al