Është thuajse një shaka e fatit që Coman e priti mirë. Finalen e Ligës së Kampioneve të 2020 e vendosi pikërisht ai dhe me një goditje me kokë teksa Bayerni mundi Paris Saint Germanin 1-0 duke fituar tripletën, Francezi gjithnjë është dalluar për shpejtësinë dhe teknikën me topin në këmbë, ndërkohë që ka probleme me gjuajtjet me kokë. Për këtë arsye është një paradoks fakti që ai e vendosi në këtë mënyrë fatin e finales së Ligës së Kampioneve të këtij viti.
Golin kundër PSG, klub ku është formuar, Coman e shënoi me sytë e mbyllur, sepse ai trembet kur duhet të godasë topin me kokë. ‘Kam frikë të gjuaj topin me kokë-tregon Coman në një intervistë për UEFA-në foto duket; I kam sytë e mbyllur. Më vjen në mënyrë automatike, është një refleks i pakushtëzuar. Përpiqem t’i mbaj sytë hapur, por në fund kam gjithnjë këtë refleks automatik’.
Por jo vetëm kaq, Coman në mënyrë të këndshme tallet nga shokët e skuadrës që ia vënë në dukje këtë vështirësi.
‘Ditën para finales bëmë një ushtrim me gjuajtjet me kokë dhe unë nuk shënova asnjëherë-tha Coman. Por golin më të rëndësishëm të karrierës së tij e shënon pikërish me kokë. Pak, por saktë-është një shprehje, pak a shumë si ironitë e fatit që shfaqen ndonjëherë.
Sfidanti.al