Futbollisti më i pasur në botë shkon në Portugali dhe nuk është Cristiano Ronaldo

Mbërriti në ishullin e Madeirës dhe është futbollisti më i pasur i planetit. Por nuk është Cristiano Ronaldo, por Faiq Bolkiah, lojtari 22 vjecar i krahut të djathtë me origjinë nga Brunei. Pasuria e tij është rreth 18 miliardë Euro dhe venit edhe yllin e Juventusit. Kurioziteti në historinë e tij është se Faiq, nipi i Sulltanit të Bruneit ka nënshkruar me skuadrën e Maritimo Funchal, skuadër e qytetit të lindjes së Cristiano Ronaldos

Motivi i një pasurie të tillë shpjegohet; Faiq është djali i Jefri Bolkiah, princi i Bruneit dhe vëllai i Sulltanit Hassanal, pasuria totale e të cilit arrin deri në rreth 28 miliardë Dollarë. Faiq ka studiuar në Angli ku është formuar si futbollist falë eksperiencabve më Akademinë e Arsenalit e Chelseat. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e skuadrës Under 23 të Leicester ku u aktivizua në 5 ndeshje.

Tani ai do të provojë eksperiencën në ligën Portugeze të Maritimo Funchal. Po kështu Faiq Bolkiah është edhe titullar në skuadrën kombëtare të Bruneit, aktualisht e 191 në renditjen e FIFA me të cilën ka shënua edhe një gol kundër Laosit në 2016.

Sfidanti.al