Rihapet “pista” Lautaro për Barçën, Mesi mund ta “harrojë” Suarezin!

Natyrisht që u mërzit shumë që i iku shoku më i mirë që kishte në ekip, por gjithsesi rëndësinë më të madhe në një skuadër nuk e ka shoqëria mes dy lojtarëve sesa aftësia e saj për të fituar trofe. Luis Suarez u largua nga Barcelona dhe Lionel Mesi mund të ketë një shok të ri në fushë, Lautaro Martinezin. Mediat katalanase shkruajnë se është kthyer sërish interesimi i klubit për sulmuesin e Interit, që ka klauzolë rreth 112 milionë euro, por që sipas “El Mundo Deportivos”, problemi më i madh paraqitet rroga. Më në fund, Barça ka zvogëlar borderonë e rrogave me mbi 50 milionë euro, tani që u larguan Suarez apo Rakitiç, dhe ndoshta mund të gjendet formua e duhur për të marrë Lautaron. Kjo do ta bënte skuadrën e trajnerit Kuman shumë të fortë në lojën ofensive sepse janë edhe Dembele, Grizman, Kutinjo apo Ansu Fati.

Sfidanti.