Coronavirusi e pështjelloi të gjithë kalendarin e aktiviteteve futbollistike dhe detyroi UEFA që të shtyjë Evropianin në vitin 2021, ndërsa fazën ‘Final Four’ të Nations League ta programojë në 6-10 tetor të 2021 duke qenë se në qershor do të zhvillohet pikërisht kompeticioni më i rëndësishëm për përfaqësuese në kontinent, Euro 2020. Pas kësaj do të fillojë faza kualifikuese për Botërorin e Katarit ku Evropa do të përfaqësohet me 13 skuadra nga 59 që përfaqësojnë UEFA
Ndërkaq, Komiteti Ekzekutiv i UEFA që u mblodh në Budapest nën drejtimin e Alexander Ceferin vendosi datat e ndeshjeve të kombëtareve të sezonit të ardhshëm ku përfshihen dy sesione me 3 ndeshje në muajt mars dhe në muajt gusht dhe shtator 2021. Po kështu UEFA bëri të ditur se Holanda, Polonia dhe Italia kanë shfaqur interes për pritjen e finales së ardhshme të Nations League
Në të njëjtën kohë, UEFA vendosi që të aplikojë rregullin e 5 zëvendësimeve në kompeticionet e saj për klube; Champions e Europa League dhe për atë të përfaqësuesve Nations League. Po kështu u miratuan edhe rregulla speciale për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe Europa league për organizimin e ndeshjeve nën ndikimin e Covid 19
Sfidanti.al