Manchester United, Paul Parker sulmon Maguire: Është kapiten vetëm sepse ka kushtuar shumë

Manchester United sezonin e kaluar siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve vetëm në castet e fundit, por problemet e Djajve të Kuq nuk kanë të përfunduar. Mbrojtja është pika e dobët e skuadrës së Solskjaer pavarësisht binomit të kushtueshëm në qendër të saj e përbërë nga Maguire dhe Lindelof. Ish futbollisti i Manchester United, Paul Parker që ka luajtur nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, tha për Eurosport se nuk mjafton një karton i shtrenjtë për të qenë një mbrojtës i madh e aq më tepër një kapiten i mire.

‘Mendoj se Manchester United ka nëvojë për një qendërmbrojtës që të jetë në gjendje që të drejtojë repartin e prapavijës-tha Parker-është një futbollist me kosto 80 milionë Paund, Maguire që unë mendoj se është kapiten pikërisht për atë cfarë i kushtoi skuadrës. Skuadra ka nevojë për një futbollist që të jetë në gjendje që të organizojë mbrojtjen dhe të vendosë të gjithë në pozicionin më te mirë, gjë që do të ndihmonte edhe De Gean. Duhet dikush si Bruce, Stam dhe Vidic. Mendoj se edhe Johnson apo Wes Brown në formën e tyre më të mirë do të përmirësonin mbrojtjen e Manchester United me 30-40% në krahasim me Maguire. Për mua bëhesh kapiten sepse ke dicka të vecantë, jo për vlerën e kartonit për të cilën është paguar e sidomos nëse në klubin e mëparshëm nuk e ke pasur shiritin e kapitenit’.

Sfidanti.al