Të drejtat televizive; kërkohen 28 muaj burg për Presidentin e PSG, Al Khelaifi

Prokuroria Zvicerane kërkoi 28 muaj burg për presidentin e Paris Saint Germainit, Nasser Al Khelaifi në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Federale të Krimeve në Bellinzona në Zvicër. Al Khelaifi që është edhe presidenti I rrjetit televiziv BeIN Sports u hetua për korrupsion në dhënien e të drejtave tëlevizive për Kupës së Botës 2026 dhe 2030 për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme nga ana e FIFA pikërisht për BeIN Sports. Bashkë me kreun e parizienëve nën hetim ishte edhe ish sekretari i Përgjithshëm i FIFA, Jerome Valcke, për të cilin prokuroria zvicerane kërkoi një dënim me 3 vjet burg.

Valcke akuzohet për korrupsion pasiv, administrim jo i drejtë dhe falsifikime, ndërsa për Al Khelaifin rëndon akuza për  nxitje të administrimit jo të drejtë, Bashkë me ta ishte edhe një i pandehur i tretë, biznesmeni me origjinë greke, Dinos Deris edhe ky  me të njëjtën akuzë si Khelaifi dhe korrupsion, edhe për këtë të fundit u kërkuan 3 vjet burg

Sipas prokurorisë, Valcke ka marrë avantazhe nga Al Khelaifi dhe Deris, një pagesë me vlerë 1.25 milionë Euro nga Deris dhe një vilë luksoze në Sardenjë me vlerë 5 milionë Euro dhe në këmbim të tyre, Valcke ushtroi ndikimin e tij për t’i dhënë të drejtat televizive të Botërorëve dhe Kupës së Konfederatave për vitet 2018-2030 pikërisht te BeIN Sports.

Sfidanti.al