Ja trashëgimtari i “Carit” Bubka, Dyplantis fluturon në qiell drejt rekordit!

Titulli i filmit është “Fluturo me erën”, ndërsa numri 1 i të gjitha kohëve nuk ka nevojë për një ndihmë të tillë. Arman “Mondo” Dyplantis theu edhe rekordin e fundit botëror që i kishte mbetur pa kaluar në kërcim së larti, duke lënë pas më në fund legjendën Sergej Bubka. Ukrainasi i lavdishëm vendosi rekordin 6.14 metra në qiell të hapur, pra në stadium, dhe u desh mbrëmja e 17 shtatorit në stadiumin “Olimpiko” të Romës që Dyplantis të kalonte 6.15 metrat. Më herët këtë vit, 20-vjeçari i lindur në SHBA, por që garon për Suedinë, theu rekordin botëror në salla të mbyllura me 6.17 metra në Poloni, ndërsa në Gllazgou e përmirësoi në 6.18 metra. E ardhmja është e tij, ndonëse do të jetë e vështirë të arrijë lavdinë e Bubkës, që e mbajti rekordin 25 vjet. Ukrainasi e theu 35 herë rekordin botëror, dhe kaloi 45 herë lartësinë 6 metra, ndërsa të gjithë atletët e tjerë të botës, të marrë së bashku, ia kanë dalë 55 herë.

Sfidanti.al