Roma dhe goditja në mbrojtje në merkato; zyrtarizohet Marash Kumbulla

Paulo Fonseca e mori mbrojtësin që donte; Roma zyrtarizoi transferimin e Marash Kumbullës, zbulimi i Serisë A në debutimin e tij sezonin e kaluar. Mbrojtësi 20 vjecar shqiptar transferohet te skuadra e kryeqytetit italian me huazim me detyrim blerje  sipas disa kushteve të përcaktuara. Për të marrë Kumbullën që për shumë kohë u kërkua nga Interi e sidomos Lazion, Roma përfshiu në tratativa kartonët e Cetin, Cancellieri dhe Diaby që do të veshin fanelën e Veronës

Roma e kërkonte me cdo kusht këtë përforcim në prapavijë duke parë largimin e Kolarov, ndërkohë Fazio është jashtë planeve të Fonsecës kështu që është në merkato. Po kështu verdhekuqtë janë në pritje për të kuptuar nëse do të mund të realizohet kthimi i Smalling nga Manchester united. Në këtë pikë, klubi roman duke parë situatën pezull të futbollistit të Veronës, hyri shumë shpejt në veprim duke e siguruar shërbimin e Kumbullës  qëishte vënë në shënjestrën e klubeve më me peshë në Itali me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare që firmosi deri në vitin 2025.

‘Roma përfaqëson një mundësi dhe një sfidë nga e cila nuk mund të heqësh dorë-tha Kumbulla si futbollisti më i ri i verdhekuqve-më bëri për vete projekti i këtij klubi dhe nuk hezitova në këtë zgjedhje. Do të bëj c’është e mundur që të mos zhgënjej personat që besuan tek unë’.

Sfidanti.al