Liga apo “shtriga” e Kombeve? Aty ku presidentët “qetësojnë”..  gafabërësit

E quajnë Liga e Kombeve, por nga pabesia dhe prapësite  e ndeshjeve mund të pagëzohet “Shtriga e Kombeve”. Një futboll që i ka të gjitha paudhesitë, por që  ka favorin më të madh që harbohet me lloj-  lloj gafash,  dhe nuk gjurmohet nga Sport-Radarët. Ekipet Kombëtare nuk janë si klubet, sepse në skenë janë shefat dhe kjo lloj UEFA e sotme.. i do shefat më shumë se vetë futbollin…

Po çfarë bëmash ndodhën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve apo “shtrigës së kombeve”? Për të na qetësuar shpirtin i cili  është më shumë dyshues sesa i zemëruar,  thonë se në ndeshjen e Kazakistanit me Bjellorusinë , paska ndodhur edhe më keq se në ndeshjen tonë me Lituaninë. Një futbollist i Kazakistanit e shpiku golin  nga “mrekullia” e një faulli anësor, kur ia dhuroi topin (pa i bërrë syri tërr)  sulmuesit bjellorus që  priste me padurim.. sikur të kishte lënë “takim” me mbrojtësin! Edhe në këtë ndeshje, presidenti i Kazakistanit, ashtu si presidenti ynë me Hysajn, kishte qetësuar futblollistin e “pafat” : “ Kemi ndeshje të tjera përpara. Herë tjetër, hidhja shokut tënd autin dhe jo ..kundershtarit!”

Ndërsa gafa kuqezi, ajo që u pagëzua “ kordinimi shekullor ” ngaqë pas arrasitjes pa busull të porierit Strakosha nga porta , në skenë doli Hysaj që gjarpëronte dhe nuk e prekte topin që po shkonte në rrjetë.  Kape Hysaj, kape Hysaj- thërrisnin njerëzit nga ekrani, por sa më shumë thërrisnin, aq më shumë i vinte vërdallë topit kapiteni..pa e prekur fare ! Vetëm presidenti Duka e paska ditur të vërtetën e atij momenti më shumë  komik se tragjik, kur e ka qetësuar Hysajn ( siç ka bërë dikur me Canën me rastin e një bëme spektakolare apo me Berishën kur i ra me kokë futbollistit te  Izraelit se ashtu si “shkrepi” ) duke i thënë në fund të ndeshjes kapitenit Hysaj: “ Bëre mirë që nuk e preke atë top , .. ishte me Covid në ato momente…”

Sfdianti.al