Barcelona, Messi, nuk e përjashton qëndrimin edhe pas 2021

Lionel Messi konfirmoi qëndrimin e tij te Barcelona edhe për një sezon, por përsëri ka ende shumë të panjohura dhe dyshime në të gjithë këtë histori. Vetëm se tani argjentinasi ka më shumë kohë për të menduar dhe një skenar më të qartë, pasi nuk do të ketë më vend për interpretime juridike. Verën e ardhshme do të jetë një futbollist i lirë dhe e ardhmja është totalisht në duart e tij.

Për momentin Messi ka 4 muaj kohë për të njohur skuadrën e re nën urdhrat e Ronald Koeman dhe për të rifituar parandjenjat pozitive futbollistike. Pas kësaj, në muajin janar, argjentinasi do të studiojë të gjitha skenarët e mundshëm. Futbollisti do të jetë i lirë të bisedojë me klube të tjerë duke qenë se kontrata e tij i skadon në 30 qershor të 2021 me futbollistin që do të studiojë të gjitha ofertat që do t’i vijnë.

Por në mënyrë paralele, jeta e Barcelonës do të vazhdojë dhe  shumë shpejt do të bëhen ndryshime strukturore. Tashmë po përgatitet një mocion mosbesimi ndaj Bartomeut, mandati i të cilit gjithsesi përfundon në muajin mars dhe zgjedhjet në klub do të mbahen duke nisur nga 15 marsi. Kështu, përpara mbylljes së sezonit do të mësohet emri i presidentit të ri të Barcelonës që do të drejtojë klubin në 6 vitet e ardhshme.

Në këtë pikë, Messi do të bisedojë me presidentin e ri të klubit dhe nëse ky i ofron një projekt tërheqës sportiv që Barcelona të dominojë sërish në Evropë, atëherë nuk përjashtohet mundësia që Messi të vijojë karrierën te Barcelona përtej vitit 2021.

Për shembull, Messi e pa me sy të mirë ardhjen e Xavi Hernandez në pankinën e Barcelonës në muajin janar, por klubi nuk mundi ta bindte legjendën blaugrana të vinte dhe zgjodhi Setien. Një projekt me Xavin si trajner dhe me freski ,mund ta joshë mjaftueshëm Messin për të rinovuar qëndrimin e tij te skuadra e jetës së tij

Një tjetër faktor kyc për Messin do të jetë familja. Vetë lojtari tregoi dramën që do të përjetonin futbollistët e tij në rast largimi nga Barcelona ku ata ndihen shumë të lumtur.  Leo do të studiojë ofertat nga jashtë duke vlerësuar  nëse do të jenë pozitive për fëmijët e bashkëshorten e tij. Ky aspekt luan në favor të Barcelonës pasi në rast dilemash, dëshira për të mos u larguar e familjes së tij mund të anojë peshoren në krahun barceloniste.

Gjithsesi, 2020 tregoi se aktualisht nuk mund të bëhen plane dhe zemërimi i Messit me Bartomeun nuk do të thotë se ai do të largohet  pasi duhet të ndodhin shumë gjëra që janë të pamundura të parashikohen.

Sfidanti.al