Inter, Vidal mbërrin javën e ardhshme

Do të zgjidhen edhe detajet e fundit dhe më pas rruga është e lirë. Në këtë mënyrë, pas disa ditësh, Interi do të mund të presë krahëhapur Arturo Vidal, futbollistin që Conte  e kërkoi me ngulm dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë tani që tratativat janë drejt mbylljes.

Mesfushori kilian pritet të mbërrijë në Milano në mesjavë për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës, por më parë duhet të mbyllë disa llogari të hapura me klubin e Barcelonës. Hapat që duhet të kryejë nuk kanë pengesa, por Vidal fillimisht duhet të zgjidhë kontratën me katalanasit. Janë disa cështje që duhen zgjidhur shpejt.

Për shembull, agjenti Felicevich po kërkon të kuptojë sesi të mundëojë që Vidal të marrë pagën e 10 muajve të mbetur në kontratëm e tij. Ka shumë mundësi që kjo cështje të mbyllet me 6 milionë Euro. Është edhe një problem tjetër që duhet zgjidhur dhe që ka të bëjë me shpërblimet që nuk janë paguar; 2.4 milionë Euro

Pra, pasi të jenë zgjidhur këto probleme që nuk duken të pakalueshme, ai do të marrë OK dhe do të jetë I lirë për të shkuar në Milano dhe Appiano Gentile për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte me të cilin do të kërkojë që të fitojë titullin në Serie A.

Sfidanti.al