Kai Havertz është zyrtarisht futbollist i Chelseat me Blutë që vendosën një rekord në historinë e tyre teksa në total paguan 100 milionë Euro; 80 milionë për kartonin dhe 20 milionë në formën e bonueseve të tjera. Por ka një problem; në artikullin e publikuar në faqen zyrtare të klubit londinez për zyrtarizimin e blerjes së futbollistit, ai u prezantua si Kia Havertz dhe jo Kai, duke bërë një ngatërresë me kompaninë e prodhimit të makinave.
Një gafë që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe shumë përdorues të Twitterit janë argëtuar teksa kanë ironizuar dhe marrë në lojë Chelsean. ‘Mezi po pres të shoh të luajnë bashkë Kia Havertz, Honda Ziyech, Chevrolet Pulisic dhe Tesla Werner’, ‘ të gjithë flasin për Kai Havertz, është një skandal fakti që nuk do të shohim kurrë të shohim kushëririn e tij Kia që u prezantua pak caste më parë në faqen zyrtare’; ishin disa prej komenteve ironizuese që sollën reagimin e menjëhershëm të klubit që korrigjoi gabimin e bërë.
Sfidanti.al