Hamiltoni vendos rekordin botëror të shpejtësisë në Monza!

Nuk po flasim vetëm për fitoret si dhe vendet e para në provat zyrtare, që tani janë 94. Ljuis Hamilton bëri diçka edhe më të veçantë në sfidën për “pole position” në Çmimin e Madh të Italisë, duke vendosur një rekord absolut. Xhiroja e tij fituese në pistën e Monzës ishte më e shpejta e realizuar ndonjëherë në Formula 1, që nga koha e themelimit të Botërorit, dhe Hamiltoni e ngau Mercedesin e tij me shpejtësi mesatare prej 264.36 km në orë duke thyer rekordin e mëparshëm vendosur po në Monza nga Kimi Raikonen.

U desh një xhiro e tillë (1’18”887) që ai të linte pas shokun e skuadrës, Valteri Botasin që pati vetëm Botas, me vetëm 69 të mijtat më shumë, ndërsa Karlos Sainz i Meklarenit shkëlqeu duke dalë në vendin e tretë e duke qenë gëzimi i madh jo vetëm i skuadrës angleze, por edhe gëzimi i vetëm i Ferrarit, pasi dy makinat italiane dështuan keqazi. Sainzi do të jetë vitin e ardhshëm pilot i Ferrarit në vend të Fetelit. Lëklerku doli i 13-ti në prova ndërsa Feteli i 17-ti! Për kampionin e botës dhe kryesuesin e Botërorit kjo ishte fitorja e 94-ët në prova, ndërsa ka edhe 9 Çmime të Mëdhenj të tjerë për të arritur shifrën mitike 100. Sesa madhështor është ky rezultat mjafton të kujtojmë se ish-rekordi botëror i Mikael Shumaherit ishte 68. Nëse Hamilton fiton nesër, ai do të arrijë suksesin e 90-të në karrierë, 1 më pak se rekordi tjetër i Shumaherit.

Sfidanti.al