Vidal-Kante, “shtylla” e Interit të Kontes që kërkon titullin!

Do të duhen 50 milionë euro për të marrë mesfushorin e Çelsit, pra këto janë ende “plane në erë”, por gjithsesi një klub si Interi mundet që të arrijë t’ia plotësojë kërkesat trajnerit të tij. Aq më shumë pas konflikteve të brendshme që ndodhën sezonin e kaluar, e klubi tani besohet se i ka bërë një premtim Kontes. Pra, duhen Ngolo Kante në mesfushë, ashtu si edhe Arturo Vidal. Kileni i Barcelonës, sipas mediave italiane, ka thënë “po”, dhe Interi është gati t’i japë 6 milionë euro në sezon. Me gjasë, Konte do ta ketë këtë dyshe, madje pritet të ketë edhe Aleksandar Kolarovin, sepse ka nevojë për njerëz me përvojë dhe me karakter luftarak për të synuar titullin. Kjo ka qenë arsyeja që zikaltërit nuk këmbëngulën për Tonalin, që është ende tepër i ri.

Sfidanti.al