Siç shkruante i famshmi Zigmund Frojg, “njeriu është një masë e madhe egoizmi” e veshur me një “cipë” altruizmi. Edhe tifozët e Çelsit janë po ashtu njerëz, qenie egoiste që ata duan që skuadra e tyre të fitojë, më shumë sesa të të shqetësohen se nga vijnë milionat apo miliardat e pronarit të klubit. Roman Abramoviçi është bërë ylli i Anglisë dhe i gjithë Europës, duke shpenzuar mbi 250 milionë euro, një shifër e pamendueshme në këtë kohë krize nga pandemia.
Gjithsesi, le tat hemi drejt, jo sipas parimit “politikisht korrekt”, që Abramoviçi e ka shumë më të lehtë t’i bëjë paratë, siç ka ndodhur kur u bë miliarder në Rusi, ndaj edhe e ka më të lehtë që t’i shpenzojë. Po kështu, edhe pronarët e Paris SG apo Mançester Sitit. Për këta njerëz ka shumë kritika, që janë të drejta nga këndvështrimi i zhvillimit perëndimor, por kur vjen puna tek suksesi, edhe vetë qytetarët perëndimorë, në këtë rast tifozët, nuk duan t’ia dinë. Rëndësi për ta ka që Çelsi merr Vernerin, Havercin, Tiago Silvën e të tjerët.
Sfidanti.al