Lebroni udhëheq anulimin e sezonit të NBA-së për shkak të racizmit!

Një mbledhje e zgjeruar e basketbollistëve u mbajt pas vendimit të Miluoki Baksit për të mos luajtur ndeshjen ndaj Orlandos, pas plagosjes së Xhejkob Blejkut nga policia amerikane, dhe nga kjo mbledhje doli që sezoni mund të ndalet për fare. Edhe pse shumica e skuadrave ishin që plej ofi të vazhdonte, ndërsa të protestohej për racizmin, dy ekipet e Los Anxhelosit, Lejkërsat dhe Klipersat, ishin për ndërprerje të plotë. Diskutimet ishin të shumta dhe Lebron Xhejmsi doli fare nga mbledhja në shenjë proteste, e pas tij dolën edhe të dyja skuadrat nga Kalifornia. Tashmë sezoni është në rrezik të vërtetë për t’u anuluar, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e NBA-së. edhe ËNBA, pra kampionati i basketbollit i femrave u ndërpre, ndërsa bojkot po kryejnë liga e bejsbollit dhe ajo e futbollit. Pritet se cili do të jetë qendrimi i NFL-së, pra i ligës së futbollit amerikan që ende nuk ka filluar sezonin.

Sfidanti.al