Jamie Vardy te Leicester, rinovon deri në vitin 2023

Jamie Vardy dhe Leicester City gjetën akordin mes tyre për rinovimin e kontratës së sulmuesit anglez deri në vitin 2023, një lajm ky që u komunikua nga vetë klubi anglez. Sulmuesi i Tre Luanëve kishte me ‘Dhelprat’ një kontratë deri në 2022, por Leicester arriti të sigurojë edhe për një vit shërbimin e 33 vjecarit

Ish futbollist i ekipeve si Halifax Town dhe Fleetwood Town, Jamie Vardy u bashkua me Leicester në 2012 kur ishte ende në Divizionin e Dytë. Në 2014 kjo skuadër u ngjit në Premier League titullin e së cilës arriti ta fitojë në 2016. Jamie Vardy, që ka 26 ndeshje me përfaqësuesen angleze, këtë sezon u shpall shënuesi më i mirë në Premier League me 23 gola të shënuar, një sezon ky kur Leicester luftoi për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, por që në fund u detyrua të kënaqej me kualifikimin për në Europa League.

Sfidanti.al