Milan-Ibrahimovic, akordi për rinovimin është shumë pranë; pritet njoftimi

Milan dhe Zlatan Ibrahimovic duket se do të vazhdojnë së bashku. Rinovimi i kontratës së qendërsulmuesit është gjithnjë e më pranë konkretizimit dhe palët kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara në  këtë cështje gjatë orëve të fundit duke lënë të kuptohet se akordi është praktikisht i arritur.

Shifrat e operacionit nuk kanë ndryshuar, flitet për 6 milionë Euro për 1 vit, por janë modifikuar disa kushte duke reduktuar bonuset dhe duke rritur pagën fikse. Konfirmimi zyrtar tashmë është vetëm cështje kohe. Pas ditësh të tëra me bisedime të ngecura pasi palët nuk lëviznin nga pozicionet e tyre, klubi kuqezi kreu një manovër që I lëvizi ujërat. Milani vendosi të rrisë pjesën fikse të pagës së Ibrahimovic që në total bashkë me bonuset do të mbetet 6 milionë Euro.

Një lëvizje kjo u vlerësua nga Ibrahimovic dhe përfaqësuesit e tij deri sat ë gjejnë edhe akordin që do të ratifikohet pasi të jenë zgjidhur edhe detajet e fundit.

Sfidanti.al