Edhe vetë Xhejmsi nuk mundi ta shijonte fitoren e rëndësishme, ndërsa ishte shumë i emocionuar. Los Anxhelos Lejkërsat organizuan një ceremoni përkujtimore për ish-yllin e tyre Kobi Brajant dhe vajzën e tij Xhana, dhe Lebroni e ndjeu thellësisht. Gjithsesi, pikëllimi për dy viktima të tilla nuk e pengoi “Mbretin e basketbollit” që të shkëlqente në parket dhe të udhëhiqte ekipin në fitoren e thellë 135-115 ndaj Portlendit. Ai shënoi 30 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 10 pikë, ndërsa Dejvis bëri pak pushim me 18 pikë, 5 topa në tabela e 5 asiste. Megjithatë, plot 12 basketbollistë të Lejkërsave shënuan pikë, me Kuzman që pati 18, Grinin 14 dhe Hauardin 13. Portlendi ndjeu edhe dëmtimin e Lilardit, që luajti vetëm 26 minuta e shënoi vetëm 11 pikë, ndonëse Lejkërsat ishin shkëputur që më parë. Boshnjaku Nurkiç ishte më i miri për ta me 20 pikë, ndërsa kalifornianët udhëheqin serinë 3-1.
Sfidanti.al