Dortmundi humbi 50 milionë euro, por nuk pranon 120 milionë nga Junajtidi!

Kriza e koronavirusit ishte e ashpër dhe vazhdon të ndihet, por klubet e Bundesligës sikur kanë një lloj imuniteti. Borusia e Dortmundit ia ka përplasur derën për fytyre Mançester Junajtidit lidhur me transferimin e mundshëm të Xhejdën Sanços, duke i thënë një “JO” të prerë. Shefi ekzekutiv, Vacke, ka deklaruar se verdhezinjtë nuk kanë nevojë për para, pavarësisht situatës botërore të futbollit, edhe pse 120 milionë euro për kartonin e Sanços do të ishin një pasuri e vërtetë. Mediat raportojnë se Dortmundi ka humbur gati 50 milionë euro nga kriza, por klubet gjermane janë deri diku të mbrojtur sepse vazhdimisht kanë pasur politika të kujdesshme për rrogat, duke mos i pasur më lart se 50-55 për qind të totalit të buxhetit.

Sfidanti.al