Procedurat kompletohen, mbyllet cështja e ndërrimit të pronësisë.Tani nuk mbetet gjë tjetër vecse të pritet komunikata financiare që do të zyrtarizojë përfundimisht kalimin e Romës nga James Pallotta te duart e Grupit Friedkin për 591 milionë Euro. Dan Friedkin që mbërriti në Romë në mbrëmjen e së dielës, pritet të lëshojë një deklaratë si pronari i ri i klubit, ndërsa të mërkurën do të zhvillohet një takim në Londër mes Ryan Friedkin dhe Shefit Ekzekutiv të Romës Guido Fienga për të planifikuar strategjitë për sezonin e ardhshëm
Ndërkaq, teksa në zyrat e Romës përfundonte procesi i ndërrimit të pronësisë së klubit verdhekuq, në Ciampino mbërriti Pedro që do të jetë blerja e parë dhe me parametra zero e Romës në epokën Friedkin. Sulmuesi spanjoll ditën e martë do t’i nënshtrohet një kontrolli specifik në shpatullën e dëmtuar në finalen e FA Cup me Chelsea, ndërsa vizitat mjekësore janë parashikuar të mbahen në mesin e javës së ardhshme e më pas Pedro do të firmosë kontratën 3 vjecare me verdhekuqtë.
Sfidanti.al