Manchester City, David Silva thotë lamtumirë, statujë në nder të tij

Pas eliminimit të Manchester City në Ligën e Kampioneve, David Silva dha intervistën e fundit si futbollist i kësaj skuadre nga e cila largohet pas 10 sezonesh të jashtëzakonshme. ‘Jam ndjerë shumë mirë, do të jem një Citizens përsa kohë që të jem gjallë-tha mesfushori spanjoll në faqen zyrtare të klubit. Ndërkaq, presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, bëri të ditur se David Silvës do t’i dedikohet një statujë jashtë Etihad Stadium dhe që do të jetë gati në 2021.

Në intervistën e tij, David Silva kujton të gjithë karrierën e tij te Manchester City dhe ka fjalë shumë të ëmbla për trajnerin Mancini që e dëshiroi në skuadër. ‘Mancini gjithnjë ka besuar te unë, më deshi këtu-tregon David Silva-kur isha te Valencia, më merrte në telëfon për të më bindur të vija këtu e të luaja për të. I jam mirënjohës sepse besoi te unë dhe falë tij kam bërë një prej zgjedhjeve më të mira në jetën time. Kam kaluar 10 vite fantastike këtu falë tij’.

Tani e ardhmja e 34 vjecarit spanjoll mund të jetë në Itali. Me Lazion kishte gjtetur një akord për gjithcka, por prej disa ditësh, bisedimet patën një ngadalësim të papritur. Zyrtarish përfaqësuesit e lojtarit po studiojnë disa aspekte teknike të kontratës që i ofrojnë bardhekaltrit, por në të vërtetë, ata po vlerësojnë 2 opsione alternativë nga klubi roman. I pari është Valencia që përbën rikthimin klasik në shtëpi. Ndërsa oferta më e pasur nga tëgjitha me 10 milionë Euro neto në sezon vjen nga Al Sadd, skuadra e drejtuar nga miku dhe ish shoku i kombëtares  Xavi. Lazio është në ankth, por në të njëjtën kohë ka edhe besim

Sfidanti.al