Kompany tërhiqet nga futbolli i luajtur; qëndron te Anderlecht si trajner

Vincent Kompany vendosi t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist, në moshën 34 vjecare, qendërmbrojtësi belg e mori vendimin përfundimtar pasi përjetoi një eksperiencë te Anderlechtin si trajner-lojtae. Sipas asaj që theksohet në median belge, ‘Daily Mail’ dhe Përfaqësuesja Belge në profilin e saj në Instagram, ish futbollisti i Manchester City tani do t’i dedikohet vetëm profesionit të trajnerit

Pas një problemi të ri fizik që e mbajti jashtë fushave të lojës për disa javë, Kompany  mori vendimin përfundimtar për të lënë futbollin e luajtur. Gjithsesi nuk do t’I thotë lamtumirën Anderlechtit, përkundrazi ku ai do të nisë zyrtarisht karrierën e trajnerit.

Vetë klubi belg komunikoi lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanaleve të tij me Kompany që bëhet përfundimisht trajneri i ri i skuadrës ku u transferua verën e kaluar.

Sfidanti.al