Franca feston “Championsin përrallor” me Paris SG dhe Lionin!

Mediat franceze patën fjalë lavdie, dashurie dhe shpotitëse, pasi dy skuadrat e tyre arritën synimin më të madh të deritanishëm. Lioni ndoqi Paris SG, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe “boja” nuk u kursye në “letër”.

E përditshmja e shquar, “L’Ekip”: Përrallore! Lioni shkaktoi një sensacion të madh duke eleminuar Sitin, për herë të parë në histori, Franca do të ketë dy ekipe në gjysmëfinale të Championsit!

“Frans Futbolli” reagon pas suksesit të dyfishtë francez. “Revanshi I Ligës së Fshatarëve”, komenton revista fjalët e Kilian Mbapesë, ndërsa “Liga e Fshatarëve” cilësohet liga franceze në Angli apo në vende të tjera të Europës, për t’u tallur me nivelin e saj!

“Deili Meil” ng Anglia, ndërkaq, u mor me humbjen e rastit të Rahim Stërlingut, që mund të kishte barazuar rezultatin në 2-2, por gaboi vetëm me portën, dhe Lioni shënoi pastaj golin e tretë në kundërsulm, duke mbyllur ndeshjen.

Trajneri Rudi Garsia, ish-teknik I Romës dhe I Marsejës, arriti gjysmëfinalen e dytë kontinentale, pasi mbërriti në katërshe të Ligës ë Europës me Olimpikun marsejez. “Së pari, kur luan ndaj Sitit dhe ke Maksuell Kornenë, e di se e nis ndeshjen 1-0, – tha gjysmë me shaka tekniku francez, – pra, është e lehtë për trajnerin. Jemi të lumtur për paraqitjen, jam shumë krenar për lojtarët e mi”.

“Jeta duhet të vazhdojë, dhe spektakli I futbollit po ashtu, – tha Guardiola për Sitin, – më vjen keq se nuk po tregohem I aftë që, me këta djem fantastikë, të mos kaloj çerekfinalet. Ne e meritonim kualifikimin për lojën që zhvilluam, por nuk ia dolëm. Në jetë ka rëndësi të ngrihesh në këmbë pas rrëzimit, dhe sezonin tjetër ne do ta provojmë përsëri”.

Sfidanti.al