Kush pyet për koronavirusin? Liverpuli fiton 175 milionë paundë!

Një rekord është vendosur në Angli për të ardhurat nga të drejtat televizive dhe të ardhura të tjera, në përfundim të Premier Ligës. Liverpuli do të marrë 175 milionë paundë stërlina pasi doli kampion, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë. Si ka mundësi që ndodhi kjo, megjithë krizën e koronavirusit? Klubet e Premier Ligës bënë një marrëveshje, sipas të cilës humbjet e shkaktuara nga epidemia do të kalohen për t’u përballuar pjesë-pjesë në sezonet e ardhshëm, kur edhe tifozët të jenë në stadium, pra për të ndikuar më pak. Liverpuli mund ta ketë vendosur rekordin edhe sepse fitorja e kampionatit ishte me diferencë të madhe, me 18 pikë largësi nga Mançester Siti.

Sfidanti.al