Përpara ndeshjes me Bayernin, Barcelona do të kryejë dy teste me tampon

Barcelona këtë javë luan 2 ndeshje; një në fushën e gjelbër ndaj Bayernit të Mynihut dhe tjera jashtë saj kundër coronavirusit. Klubi katalanas do të duhet t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër me tamponë të organizuar nga UEFA sic e parashikon protokolli i qeverisë së futbollit evropian për parandalimin e Covid 19 sipas të cilit skuadrat duhet t’i nënshtrohen testit 72 orë para ndeshjes në mënurë që skuadra të mund të udhëtojë në Lisbonë pa asnjë rast pozitiv.

Nëse do të ketë një rast pozitiv në testin e parë, personi i prekur nuk do të udhëtojë në kryeqytetin portugez dhe do të hyjë automatikisht në izolim. Pas kësaj skuadra do të kryejë edhe një test tjetër për të konfirmuar që nuk ka më asnjë rast tjetër pozitiv dhe se të gjithë janë të disponueshëm për të udhëtuar.

Por ky nuk do të jetë kontrolli i fundit që do t’i nënshtrohet Barcelona; ditën e enjte me të mbërritur në Lisbonë, skuadra blaugrana do të kryejë kontrollin tjetër. Ky test do të hapë apo do të mbyllë dyert futbniollistit për të luajtur ndeshjen e së premtes. Kjo procedurë do të aplikohet edhe në gjysmëfinale dhe finale. Objektivi kryesor është që të pengohet cdo kontakt me ndonjë person të prekur në ditët në vazhdim për një funksionim korrekt të kompeticionit.

Deri tani, te Barcelona të gjithë kanë rezultuar negativë nga kontrollet e kryera si nga La Liga ashtu edhe nga UEFA. Gjë që tregon se futbollistët i kanë marrë seriozisht këto masa mbrojtëse kundër coronavirusit. Disa prej tyre, si Lionel Messi kanë blerë edhe dyshek anticoronavirus për të bërë një gjumë më të qetë.

Sfidanti.al