“Frans Futbolli” dhe e motra shigjetuan, por Juvja kishte një mënyrë për të mbajtur Kristianon!

“Nuk mund të bësh gjithcka i vetëm”. “Ky ekip nuk e meriton CR7-ën”. Fjalinë e parë e ka shkruar motra e Kristiano Ronaldos në rrjetet sociale, duke theksuar pakënaqësinë e saj për paraqitjen e Juventusit në Champions, ku u eleminua. Fjalia e dytë është titulli i “Frans Futbollit”, pasi Juvja u mposht nga Lioni. Media franceze shkruajti sërish se për Kristianon interesohet Paris SG. Këtyre fjalëve iu përgjigj presidenti bardhezi, Anjeli, që deklaroi se “Ronaldo është pasuri e Juves, dhe nuk do të largohet”. Anjeli, sipas mediave europiane, kishte një argument të fortë për të bindur Kristianon që të qendrojë tek “Zonja e Vjetër”, dhe ky argument quhet Andrea Pirlo. Me trajnerin e ri, CR7-ës i duket si skema e Realit me Zidanin, dhe lojtarët gjithnjë i respektojnë legjendat e së kaluarës.

Sfidanti.al