MotoGP, rast i dyshuar me Covid në paddock e Brnos

Motociklizmi mban frymën pezull. Dyshohet për një rast pozitiv me coronavirus në brendësi të paddockut të Brnos, në Cmimin e madh të Cekisë. Sipas portalit ‘The Race’, rasti i parë me coronavirus ka të bëjë me një anëtar te trupës së produksionit televiziv të Botërorit të MotoGP të Dornës, organizatorja e kampionatit. Mësohet se rezultati i testet ka bërë të të izolohet i gjithë personeli në hotelin e tij duke e pasur të pamundur që të kryejë rolin e caktuar në pistë dhe ku më I godituri rezultoi rrjeti televiziv francez Canal+.

Sipas protokollit të përcaktuar nga Dorna, personeli i autorizuar të hyjë në pistë duhej të ishte testuar brenda 4 ditësh pas mbërritjes në Brno për t’u izoluar për distancimin social në pistë. Ky rast, nëse testi i dytë do të konfirmojë se i pari nuk ishte një pozitivitet fals, ngre shqetësime për sigurinë në paddock, pasi do të thotë se personi i prekur i ka shpëtuar screening të paddockut dhe ka qenë brenda ‘flluskës’ së tij për 3 apo 4 ditë’.

Sfidanti.al