Një tjetër renditje që ai dëshironte ta fitonte, dhe kur ishte tek Reali shpesh ia arrinte. Kristiano Ronaldo nuk është shënuesi më “fatal” i Europës, pra me më pak minuta për çdo gol, sepse atë e kalojnë dy futbollistë gjithashtu të Serisë A, Portugezi ka 21 gola në vitin 2020, shënuar në 1 693 minuta që ka qenë në fushë, dhe kjo i bie 81 minuta për gol, Diçka e madhe vërtet, veçse kjo nuk mjafton për të qenë i pari. Në krye të renditjes europiane është Luis Muriel i Atalantës me 8 gola në 487 minuta, me mesataren 61 minuta për gol. Në vend të dytë është Federiko Bonacoli po i Serisë A, që luan për Sampdorian, me 5 gola në 387 minuta, baraz me 77 minuta për gol. Gjithsesi, Ronaldo është i pari nga sulmuesit që kanë qenë shumë në fushë, baraz ne Halandin e Dortmundit, e duke lënë pas Levandovskin, Nejmarin, Agueron apo Imobilen,.
Sfidanti.al