Kyrgios bojkoton US Open për respekt të viktimave të Covid

Nick Kyrgios nuk do të marrë pjesë në turneun Grand Slam të US Open. Është vetë australiani që e komunikoi vendimin e tij për të mos qenë i pranishëm në turneun njujorkez i parashikuar të mbahet në 31 gusht-13 shtator me motivin për respekt të qindra mijërave viktimave nga SHBA që humbën jetët e tyre.

Vendimi i Kyrgios vjen menjëherë pas atij të numrit 1 të botës në tenisin e femrave, Ashleigh Barty që javën e kaluar bëri të ditur mospjesëmarrjen e saj në eventin e Flushing Meadoës për shkak të rrezikut të madh që ekziston nga coronavirus.

‘Nuk do të marr pjesë në US Open për njerëzit, për bashkëkombasit e mi, për qindra mijëra amerikanë që kanë humbur jetën, për të gjithë ju-tha Kyrgios në një video të postuar në Twitter. Edhe në ditët e kaluara, Kyrgios kritikoi ashpër vendimin për të konfirmuar US Open pavarësisht pandemisë coronavirus që vazhdon të mbajë të mbërthyer botën.

Sfidanti.al