Bartomeu sulmon Artur: tregoi mungesë disipline, te Juve shkoi për para

Josep Maria Bartomeu flet sërish për cështjen Arthur që vendosi të mos e mbyllë sezonin me Barcelonën përpara se të transferohet te Juventusi. ‘Kishim arritur një marrëveshje se ai do të luante me Barcelonën deri në mbylljen e Ligës së Kampioneve-tha Bartomeu për median spanjolle-është një lojtar që ka një lloj rëndësie në skuadër dhe mund të na ndihmojë. Por nuk është kthyer nga pushimet , është një mungesë disipline e papranueshme. Për këtë arsye kemi nisur procedimet për të, mungesa e tij është e pajustifikueshme. Duhet analizuar e cfarë ndodhi për të gjetur edhe shkaqet. Duhet pyetur lojtari dhe të shihet se cfarë arsyesh do të japë. Nëse arsyet nuk janë të justifikuara, do të ketë gjobë. Nëse një punonjës nuk punon,nuk paguhet. Ajo cfarë bëri ao është mungesë respekti për shokët e skuadrës. Është e pajustifikueshme dhe e pakuptueshme’.

Bartomeu shpjegon edhe kalimin e tij te Juventus

‘Ishte një operacion i mirë financiar-tha Bartomeu-në nivel sportive të shohim, por mendoj se po. Arthur ishte një lojtar I mirë, por jo I padiskutueshëm. Ishte një lojtar I 12 I mirë, por klubi preferoi të hedhë sytë nga Pjanid. Vendimi për të lënë Barcelonën ishte e Arthur, sepse këtu nuk u afirmua si lojtar me vlerë, kurse te Juve duket se I garantojnë rolin e titullarit e sidomos një pagë 3 herë më të lartë’.

Në fund Bartomeu vendosi të shuajë ëndrrat e tifozëve të Interit për Messin që ditët e fundit ishin gjallëruar shumë

‘Kontrata e Messit skadon në 2021, por ai e ka thënë shumë herë; dëshiron të mbyllë karrierën te Barcelona-tha bBartomeu-ka edhe 3-4 vjet në futbollin e luajtur. Përsa I përket Lautaro Martinez, Barcelona ka folur me Interin prej javësh, por bisedimet janë ndalur. Situata nuk na lejon të bëjmë investime të mëdha’.

Sfidanti.al