Pas 6 sezonesh Giacomo Bonaventura i jep lamtumurën Milanit. Ndeshja ndaj Cagliarit ishte e fundit për të me fanelën kuqezi, dhe dalja nga fusha e lojës ishte shumë e dhimbshme me futbollistin që nuk mundi dot të përshëndeste tifozët e tij që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Mesfushori italian, pas sfidës të së shtunës ishte i fundit që la fushën e lojës në San Siro, i prekur në maksimum. Kontrata e tij me Milanin është në skadencë dhe e ardhmja e Bonaventurës do të jetë diku tjetër. Ndërkaq, klubi milanez në rrjetet sociale vendosi të përshëndese Bonaventurën me një frazë shumë të thjeshtë: ‘Faleminderit për gjithcka’.
Sfidanti.al