Pandemia coronavirus vazhdon të kërcënojë shoqërinë. Rastet që janë shtuar në ditët e fundit në Spanjë kanë rritur jo pak shqetësimin, por kjo mesa duket nuk I ka penguar disa futbollistë të Premier League që të shkojnë në drejtim të vendit iberikm për të kaluar disa ditë pushimesh.
Sipas tabloidit britanik, ‘Daily Mail, lojtarët e kampionatit anglez ishin në Ibiza dhe janë vënë re që nuk I kanë zbatuar në mënyrën më të mirë të mundshme normat e distancimit social. ‘Daily Mail’ identifikoi lojtarët që po pushonin në Ibiza dhe bëhet fjalë për Delle Allin e Tottenham, James Maddison të Leicester dhe Jack Grealish I Aston Villas. Ky I fundit nuk është hera e parë që vihet në qendër të polemikave gjatë krizës së Covid-19. Në mars, gjatë karantinimit, ai doli nga izolimi për të shkuar në festë dhe e përplasi makonën e tij Land Rover me disa mjete të tjera. Lojtari kërkoi falje dhe Aston Villa e gjobiti me 165 mijë Euro, shifër e cila shkoi për bamirësi për studimet ndaj kësaj sëmundjeje.
Ndërkaq, ish futbollisti i PSG, Ezequiel Lavezzi, publikoi në Instagram, një foto ku ai shihej në një jaht në brigjet e Ibizës së bashku me Eric Dier, Eric Lamela dhe Giovanni Lo Celso, të gjithë lojtarë të Tottenhamit, ndërkohë që I pranishëm ishte edhe Maxi Pereyra, futbollist I Ëatfordit
Sfidanti.al