Sot gjithkush mund ta thotë fare lehtë dhe të mburret, se e kishte parashikuar. Keni Dalglish është nga ato figura të futbollit që nuk ka nevojë të provohet se gënjen, aq më tepër kur vjen puna tek Liverpuli. Dhe legjenda skoceze thotë se takimi me Jurgen Klopin në “Anfild” në 2015 ishte si një dashuri me shikim të parë. Dalglishi thotë se ai e kuptoi se trajneri gjerman do të ishte një sukses që në konferencën e tij të parë për shtyp.
“Ai tha se ishte një njeri normal (the normal one), dhe kjo gjë u ngul në zemrën e njerëzve, – tha skocezi, – kjo është sipas traditës së Liverpulit, sepse klubi ka qenë gjithnjë pranë qytetarëve, dhe tifozët duan njerëz që të dibnë të bëjnë punën e tyre, por jo që të mburren mburren çdo dy minuta”. Këto fjalë duket se janë një kunj për Zhoze Murinjon, që u prezantua tek Çelsi si “i veçanti”, “The Special One”.
Sfidanti.al