Kulibali “ia heq” Sitit, Junajtidit e Liverpulit, gati rinovimi në Napoli!

Presidenti Aurelio de Laurentis nuk është një person i lehtë për të negociuar. Pavarësisht dëmtimeve financiare të koronavirusit, sërish numri 1 i Napolit arriti t’ia mbante lart vlerën mbrojtësit të tij kryesor, Kalidu Kulibali, dhe madje po arrin që ta mbajë në klub. Mediat angleze njoftojnë se futbollisti 29-vjeçar është gati të rinovojë në “San Paolo”, pra të firmosë një nga kontratat e fundit të rëndësishme të karrierës, padyshim me rritje rroge. Presidenti i Napolit kërkoi mbi 80 milionë euro për kartonin e tij, dhe asnjë nga klubet anglezë të interesuar, Mançester Siti, Mançester Junajtid e Liverpuli nuk mundën që t’i përgjigjeshin. De Laurentis shpreson që të mbajë të fortë skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke mos lejuar ikjen e më të mirëve, si Insinje, Mertens, Milik apo edhe Elseid Hysaj, ndërsa ky sezon ka qenë zhgënjyes me përjashtim të Championsit.

Sfidanti.al