Kanë kaluar 20 vjet që nga ajo kohë, por ishte një lëvizje që solli shumë trazira, gjaknxehtësi dhe krijoi çmeritje të madhe. Një yll kryesor i Barcelonës që shkon tek Reali i Madridit nuk është diçka që ndodh çdo ditë, madje pritet që të mos ndodhë, por ja që ngjau, dhe Luis Figo u mor vesh me Florentino Perezin në vitin 2000. Tifozët e Barcelonës nuk ia harruan, nuk e falën kurrë, ndërsa presidenti katalanas i asaj kohe, Zhoan Gaspart, i vë emrin asaj që ndodhi. “Ai veprim ishte një gjenialitet i Perezit, – pohoi ai, – veçse ishte i paligjshëm”. Ndoshta, duhet ta ndreqim paksa ish-numrin 1 të Barçës, pasi po të kishte qenë veprim i paligjshëm, nuk do të ishte kryer, por mund të quhet i pamoralshëm. Sidomos nga Figo. Gasparti thotë se mund ta kishte mbajtur Figon, por kjo do t’i kishte kushtuar shumë Barcelonës nga ana financiare, dhe për të gjëja kryesore ishte klubi.
Sfidanti.al