Konte mbron Interin: Nuk dua të jem i pari i humbësve!

Barazimi me Fiorentinën bëri që skuadra milaneze të mos e kapte dot vendin e dytë, e ndoshta do të jetë e detyruar të kënaqet me vendin e tretë. Gjithsesi, trajneri i Interit, Antonio Konte, nuk duket se shqetësohet shumë nga kjo. “Vendi i dytë ka pak vlerë, – u shpreh ai, – je thjesht i pari ndër humbësit”. Më herët, ai kishte ftuar Interin (lexo: Maronët e drejtuesit e tjerë) që të marrin shembull nga Juventusi, sesi duhet të drejtohet një klub futbolli.

“Nuk dua të komentoj atë që thonë të tjerët, – vazhdoi Konte lidhur me ndeshjen me Fiorentinën në Serinë A, – ka që kënaqen që ne po ia dorëzojmë titullin Juves, siç thonë ata, por për mua kjo ka pak rëndësi. Më vjen keq vetëm që këtë vit korrëm më pak sesa mbollëm, duhet të forcojmë instinktin vrasës, ndryshe nuk mund të fitosh dot asgjë”.

Sfidanti.al