Mavraj dhe akuza për mohimin e ekzistencës së Izraelit!

Është padyshim një temë delikate, jo aq e lehtë për ta diskutuar, por gjithsesi, kur vjen puna këtu, diskutimi do të jetë. Mediat gjermane (“Nyrnberger Cajtung” e pastaj “Bildi”) raportojnë se ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka postuar një mesazh në faqen e tij në Instagram ku ka paraqitur territoret e Izraelit e të Palestinës, të mbuluara me lule, ndërsa në atë që quhet “Shkëmbi i Jeruzalemit”, sipas të përditshmes së Nyrnbergut është vendosur vetëm emri Palestinë, dhe jo Izrael. Pati një reagim nga drejtoresha e Muzeumin Hebre, Daniela Ajzenshtajn, ndërsa Mavraj më pas e paska fshirë postimin nga adresa e tij. Klubi i Grojter Fyrtit kërkoi falje, ndërsa ish-kapiteni i Shqipërisë deklaroi se nuk është antisemit. Edhe ne besojmë se Mavraj nuk është antisemit, ndonëse vetë historia e asaj zone në Lindjen e Mesme, dhe konflikti që vazhdon atje, mund të të krijojë ndjenja të forta “pro” dhe “kundër”. E thënë shkoqur, aq sa ka të drejtë Izraeli që të ekzistojë si shtet, aq ka edhe Palestina, ndonëse diçka të tillë mesa duket do ta zgjidhë vetëm koha.

Sfidanti.al