E ardhmja e tij, besohet me 99 për qind, do të jetë larg Bremenit. Në Bundesligë, Premier Ligë apo Serinë A, kjo nuk ka shumë rëndësi për klubin gjerman, por interesi është vetëm që dikush të paguajë 25 milionë euro për kartonin e Milot Rashicës. Shqiptari i Kosovës dëshiron të largohet, këtë e pohon edhe trajneri Bauman, ndërsa Verderi dëshiron të ketë paratë për të forcuar skuadrën sezonin tjetër.
Gjithsesi, do të ketë pritje, ndoshta deri në përfundim të kampionateve, pra edhe disa ditë deri në fillim të gushtit. Lajpcigu nuk po nxitohet pasi Rashica nuk mund të luajë në Champions muajin tjetër, pra klubi tjetër gjerman mund të presë. Nga Dortmundi për momentin nuk ka lajme, ndërsa “pista Milan” nuk besohet se ekziston më, pasi Ralf Rangnik nuk do të jetë trajner në “San Siro”. Gjithsesi, Baumani thotë se ka shumë klube të interesuar për Milotin.
Sfidanti.al