Lautaro Martinez duket sikur eshte pak me larg Barcelones. Kjo eshte ajo qe theksohet te e perditshmja spanjolle AS sipas se ciles, sulmuesi argjentinas i Interit ka vendosur te qendroje edhe nje sezon te Interi, por duke nenshkruar nje kontrate paraprake me vete Barcelonen ku do te transferohet veren e ardhshme.
Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, burime prane futbollistit e kane konfirmuar kete lajm. Lautaro Martinez i shprehu mirenjohjen klubit blaugrana per perpjekjet qe po ben per te nenshkruar me te, por eshte edhe i ndergjegjshem se Interi nuk do te pranoje perfshirje lojtaresh ne tratativa, keshtu qe vendosi qe te qendroje edhe 1 sezon tjeter te zikaltrit.
Sfidanti.al