Dikur, në Greqi, respekti për Oto Rehagelin arrinte deri aty saqë ai ishte i vetmi përdorues mjeti (shofer) që lejohej të kalonte në korsinë e autobusëve (në Tiranë, mund të kalojnë shumë të tillë, të kuptohemi). Kjo, pasi trajneri gjerman drejtoi Greqinë drejt titullit europian në Euro 2004. Në Lids, kanë vendosur të emërtojnë një rrugë sipas Marselo Bielsës, trajnerit që ngjiti skuadran në Premier Ligë.
Rruga do të jetë e rëndësishme sepse ndodhet në “zemër” të qytetit, një vlerësim i madh, por besohet i merituar, për trajnerin argjentinas që riktheu Lids Junajtidin në elitën angleze pas 16 vjetësh. Nëse, ndoshta, Bielsa mund të fitojë titullin me skuadrën e tij (të parin që nga 1992), ndoshta autoritetet vendor mund të mendojnë ta nderojnë duke i vënë emrin e tij ndonjë sheshi të rëndësishëm, apo ndonjë objekti gjeografik aty pranë.
Sfidanti.al