Milan, Pioli mund te qendroje me Rangnick si Drejtor Teknik

Me 6 fitore dhe 2 barazime ne 8 ndeshjet e fundit, futbolli italian po prezantohet me skuadren me ne forme te momentit, Milan. Por drejtuesit e klubit kuqezi prej kohesh kane nisur punen per nje projekt te ri duke nisur nga sezoni i ardhshem. Por si mund te nderthuren keto dy situata? E perditshmja italiane ‘Corriere della Sera’ zbulon nje zgjidhje; Pioli mund te qendroje ne rolin e trajnerit me Rangnick ne rolin e Drejtorit Teknik.

Eshte kjo hipoteze e ngritur nga fakti se sezoni i ardhshem nis ne 12 shtator dhe koha per te bere nje revolucion total eshte shume e shkurter. Per me teper, vete Rangnick ne vitet e fundit me shume i eshte dedikuar rolit te drejtuesit duke u marre me ceshtjet organizative te klubit se me ato te fushes se lojes.

Keshtu, duke perjashtuar sezonet 2015/16 dhe 2018/19 kur Rangnick u kthye te Leipzig, gjithnje ka kryer detyra te tjera duke ia lene skuadren nje trajneri tjeter, nje eksperience qe ai mund ta perserise edhe te Milani.

Sfidanti.al