Haaland ‘tërbohet’ me pushime’; e përzënë nga një klub në Norvegji

Erling Haaland është vetëm 19 vjec dhe si cdo bashkëmoshatar i tij ka të gjithë të drejtën të argëtohet deri në kufirin e tërbimit. Sulmuesi i talentuar i Borussia Dortmund e bëri këtë në Norvegji ku ka shkuar për pushimet verore teksa u pa në një klub nate, madje edhe e përzunë që andej. Videoja e xhiruar e këtij momenti bëri xhiron e botës dhe për një futbollist që është në qendër të vëmendjes së medias ky mund të përbëjë një problem.

Në video, Haaland shfaqet teksa diskuton me rojen e klubit që e shoqëroi atë të dilte. Sulmuesi tentoi të hynte sërish, por nuk pati suksesin që ka në fushën e lojës. Ndërkaq, në orët e fundit futbollisti postoi në rrjetet sociale një foto ku ai duket i dedikuar ndaj prerjes së trungjeve të pemëve me një sharrë elektrike.

Fotoja është e shoqëruar me komentin: ‘Dimri po vjen, të presim ca dru’ dhe që shkaktoi reagumet e menjëhershme të shokëve të tij të skuadrës madje pati nga ata sic është rasti i Brandt që ironizoi me Haaland për modelin e flokëve të norvegjezit: ‘Vëlla, por  flokët e tua…’. Kushedi se cfarë do të ndodhë tani pas episodit në diskotekë.

Sfidanti.al