U bënë 9 vjet radhazi që e ngre “pjatën” prej argjendi dhe duket se nuk do të ndalojë lehtë. Bajerni iMynihut ka krijuar një dinasti të tillë në Bundesligë, më të frikshme sesa Hohencolernët prusianë në Berlin, dhe duken sikur të jenë Burbonët apo Habsburgët e futbollit europian. Ish-kapiteni ibavarezëve, Stefan Efenberg, propozon ndryshimin e formatit të kampionatit për të provuar që t’i jepet fundit dominimit të klubit nga Mynihu.
Çfarë propozon ai? Një Bundesligë ku skuadrat të ndahen në dy grupe me nga 9 ekipe, dhe ku ekipe të të dy grupeve të kualifikohen për në një miniturne për titullin dhe për rënien nga kategoria, diçka të ngjashme me Belgjikën. Efenbergu thotë se nëse Bajerni fiton edhe titullin e 10-të radhazi, atëherë interesimi do të bjerë, konkurrenca po ashtu, shikuesit do të largohen dhe kampionati do të bjerë si nivel. Ai merr shembull finalen e Kupës mes Bajernit e Leverkusenit që u ndoq nga gjysma e teleshikuesve në krahasim me 6 vjet më parë. Gjithsesi, ndryshimi ipropozuar nga Rumenige, presidenti iBajernit, mund të jetë më efektiv. “Kalle” thotë që të hiqet rregulli që tifozët të kenë 51 për qind të aksioneve, që të lejohen investues për të blerë aksione, siç bëhet në Angli (Çelsi, Siti, Liverpul, Junajtid, Totenhem etj.), në Francë (PSG, Monako) apo Itali (Milan, Inter).
Sfidanti.al